Makina përplaset me motorin në Krujë, një i plagosur

Një makinë është përplasur me një motor në Krujë dhe për pasojë, është plagosur shoferi i motomjetit.

Sipas policisë, i plagosuri ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:55, tek nën kalimi i Fushë-Krujës, një automjet me drejtues shtetasin E. A., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.