Të dy të ftuar për Krishtlindje te Kardashians', Pete Davidson nervoz për praninë e Kanye

 dashuri i KimKardashian, Pete Davidson është “nervoz” për një përplasje me ish-in e saj Kanye Ëest në festën e Krishtlindjeve të familjes së saj pasi reperi ishte i ftuar gjithashtu, raporton “The Sun”.

Çifti i ri ka kaluar shumë kohë së bashku në mes të divorcit të saj dhe u panë në Los Anxhelos të martën pas një fundjave së bashku në vendlindjen e tij Staten Island.

The Sun” raportoi më parë se Pete dhe Kanye mund të shfaqen në darkën vjetor dtë Kris Jenner dhe mund të jetë një mbrëmje e vështirë nëse të dy marrin pjesë. Një burim i tha ekskluzivisht The Sun:

Kim dhe Pete mezi po presin të kalojnë kohë së bashku gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ata janë argëtuar shumë

. Ai ka qenë i ftuar në festën vjetore të Kris në prag të Krishtlindjeve, por heziton të shkojë dhe është nervoz sepse e di se sa shumë familja e do Kanye dhe sa e vështirë është të përballen me ndarjen.

Kanye ka qenë gjithashtu i ftuar dhe e ka bërë të ditur se dëshiron që Kim të kthehet dhe që ata të punojnë për martesën e tyre. Askush nuk e di nëse ai do të jetë i pranishëm. Pete nuk dëshiron të futet në mes, por ai gjithashtu dëshiron të kalojë kohë me Kim dhe familjen, të gjithë e adhurojnë atë”, tregoi një burim për median britanike.