Covid-19 ‘pushton’ botën e futbollit, urdhërohet mbyllja e stadiumeve

Tifozët e futbollit në Angli mund të marrin frymë lirisht, pasi ndeshjet e “Boxing Day” do të zhvillohen me stadiumet në kapacitetin e tyre maksimal.

Kryeministri, Boris Johnson ka konfirmuar të martën se masat e reja anti-covid nuk do të prezantohen deri në 27 dhjetor dhe kjo do të thotë se tifozët mund të shohin skuadrat e tyre të zemrës në ditën pas Krishtlindjeve.

Por, sipas asaj që shkruan “The Telegraph”, qeveria britanike mund të vendosë që të mbyllë stadiumet nga 28 dhjetori, për shkak të infektimeve të larta në vend me covid, si pasojë e variantit Omicron.

Pas Gjermanisë, që dje vendosi që të ndalojë publikun që të ndjekë live eventet sportive, edhe Anglia pritet që të marrë të njëjtin vendim brenda pak ditëve.