SKANDALI me publikimin e rrogave/ Manjani: Ja sa vlerë ka ai database

Pas skandalit të patronazhistëve, një tjetër database me të dhënat personale ka rrjedhur nga institucionet shtetërore.

Bëhet fjale për pagat mujore të qytetarëve privatë në administratën publike, por edhe private.

Tabela e plotë është përhapur me shpejtësi përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar në këtë mënyrë materiale që cënojnë jo vetëm privatësinë, por rrezikojnë dhe vjedhjen e identitetit apo abuzimet në rrjetet financiare apo bankare.

Por ajo çka është më e rrezikshme është dhe dalja e të dhënave për pagesat e Shërbimit Informativ Shtetëror, agjentët informative apo dhe për punonjës të tjerë që mbrohen nga sekreti shtetëror.

Në lidhje me lajmin reagoi edhe analisti Ylli Manjani.

"Për zotin i gëzofshin rrogat!

Nuk kam asnjë problem me idenë që njerëzit paguhen. Problemi është kur nuk paguhen për punën që bëjnë, jo kur paguhen.

Poooor, morali hipokrit në emër të varfërisë, korrupsionit dhe të ardhurave të tjetrit nuk PRANOHET!

Kaq vlerë ka ai database i pagave.

Përndryshe nxjerrja e tyre për konsum popullor, është ANTIKUSHTETUESE dhe ANTILIGJORE!"