Dominon Kosova, xhudistet kosovare renditen të parat në...

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë renditur në vendet e para të ranglistës botërore në peshat e tyre konkurruese.

Distria është renditur numri një i botës në konkurrencën e femrave për peshën -48 kilogram. Ajo ka mbledhur 5,920 pikë, duke lënë prapa mongolezen, Urantsetseg Munkhbat, e cila mblodhi 5,250 pikë.

Në anën tjetër, edhe Nora Gjakova është renditur si e para në ranglistën botërore të xhudos në konkurrencën e femrave për peshën -57 kilogram.

Nora udhëheq me 5,880 pikë në pozitën e parë, duke lënë prapa kanadezen, Jessica Klimkait.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës.