VIDEO/ Merr flakë ‘magazina’ e të pastrehëve në Krujë

Një magazinë e ish ndërmarrjes ushqimore që sherben si vendqëndrim për të pastrehe ka marrë flakë këtë mengjes në Krujë.

Magazina ndodhet rreth 500 metra nga qendra e qytetit dhe nga flakët fatmiresisht nuk raportohet për persona të lënduar por ka vetëm dëme materiale.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikeset e Krujës të cilat kan bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e tyre.

Shkak dyshohet të jetë ndonjë pakujdesi.