Makinën e mbushur me emigrantë, , arrestohet 31-vjeçari nga Paskuqani, në kërkim dy të tjerë

Arrestohet 31-vjeçari nga Paskuqani dhe shpallen në kërkim dy të tjerë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”.

Uniformat blu bëjnë me dije se në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, një drejtues mjeti që po transportonte emigrantë të paligjshëm nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, por është larguar me shpejtësi.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bënë ndalimin e shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Paskuqan dhe shpalljen në kërkim të shtetasve P. M., 31 vjeç dhe K. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjirokastër

Ndalohet një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 18.12.2021, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ku një drejtues mjeti që po transportonte emigrantë të paligjshëm nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, por është larguar me shpejtësi dhe e ka braktisur atë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bënë ndalimin e shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Paskuqan dhe shpalljen në kërkim të shtetasve P. M., 31 vjeç dhe K. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 9 shtetas të huaj nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.