Grabitja e bankës në mes të ditës/ Policia dyshon për lidhje të ...

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Peshkopisë ra prej e grabitjes mëngjesin e djeshëm.

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e një thike, arriti të marrë shumë parash nga sportelet e bankës. Ngjarja kriminale ndodhi rreth orës 10.00. “Një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar”, bënë me dije burime pranë Komisariatit të Policisë Dibër.

Ngjarje ndodhi në bulevardin “Elez Isufi”, në qendër të qytetit, në pikun e lëvizjes së qytetarëve, fare pranë disa subjekteve të tjera shtetërore dhe private. Banka private nuk e ka bërë të ditur shumën e parave të grabitura dhe po hetohet ndonjë lidhje e mundshme e grabitësve me punonjësit e bankës.

Grupi hetimor dhe efektivë të Policisë mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes, ku nisën hetimet për të identifikuar autorin që grabiti filialin e bankës. Hetuesit sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit që arriti të largohet shpejt nga vendi i krimit, shkruan Panorama.

Një zyrtar i Policisë sqaroi se po këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë tjetër me qëllim identifikimin e autorit të grabitjes. Raste të tjera grabitjesh në Lagjen e Re Burrel janë raportuar në Drejtorinë e Policisë të qarkut Dibër. Çdo prag festash rriten rastet e grabitjeve në qytetet Peshkopi, Bulqizë e Burrel. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.