Skandali me publikimin e listës së rrogave/ Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, në media.

Burime nga prokuroria e Tiranës, bëjnë me dije se verifikimet kanë nisur pas një ankese të një grupi qytetarësh për nxjerrje te dhënash.

Prej disa ditësh në WhatsApp janë duke u shpërndarë të dhënat e qytetarëve, përfshirë edhe pagën që ata marrin, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat.

Ky është skandali i dytë që ndodh me të dhënat e qytetarëve, pas database së shpërndarë para zgjedhjeve, e cila dyshohet se ishte ndërtuar nga PS, ku individëve iu shënohej edhe përkatësia politike.