Verstappen qau pasi pa një video të fitores dramatike të titullit

Piloti holandez Max Verstappen fitoi titullin e parë në Formula 1 në një garë të fundit dramatike, që kulmoi me një parakalim të pabesueshme në xhiron e fundit. Së fundmi, në një intervistë me “Ziggo Sport”, tha se si u ndje gjatë vetë garës dhe pasi u shpall kampion bote, teksa kur u shfaqën fotot e tij dhe të atit, ai nuk mundi t'i fshehë emocionet dhe qau.

Ai kujtoi edhe momentin kur telefonoi nënën e tij, vetëm një orë pas fitimit të titullit, gjë që krahas mendimit për motrën e tij që sapo ishte bërë nënë, e bëri Maksin të qante.

Verstappen kështu theu dominimin e Lewis Hamilton me katër tituj radhazi dhe e pengoi britanikun që të bëhej piloti më i suksesshëm i Formula 1 në histori këtë vit.