Karabinierët zbulojnë 308 mjekë e infermierë të pavaksinuar

Itali - Nga nëntori e deri më sot, karabinierët e Nas-it kanë zbuluar 308 mjekë dhe punonjës shëndetësorë të pavaksinuar që qëndronin në mënyrë të parregullt në punë. Gjatë shërbimeve të inspektimit, policia monitoroi 6600 pozicione.

135 mjekë, stomatologë, farmacistë, infermierë dhe figura të tjera përgjegjëse për ushtrim abuziv të profesionit për vazhdimin e ushtrimit të veprimtarisë së tyre pavarësisht se i janë nënshtruar masave të pezullimit, u referuan në prokurori.

Gjithashtu ka pasur mbyllje dhe sekuestrim të 6 klinikave mjekësore dhe stomatologjike si dhe 2 farmacive, brenda të cilave ushtronin veprimtarinë e tyre profesionistë të pezulluar tashmë.