OBSH lëshon alarmin: Me Omicron po vjen stuhi e re

“Një stuhi e re po vjen” në Evropë me variantin Omicron të Covid-it, i cili “brenda pak javësh do të dominojë në shumë vende në rajon, duke i shtyrë sistemet shëndetësore, në prag të presionit”. 

Kështu deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Klug, duke i ftuar të gjithë të bëjnë dozën e tretë të vaksinës.

 “Përforcim, përforcim, përforcim”, tha ai, duke nënvizuar se “përforcuesi është mbrojtja më e rëndësishme ndaj Omicron” .