Përflitet për një lidhje me Sheilën, Kledi ndahet nga partnerja gjermane?

Kledi Hysa doli para disa javësh shtëpia e “Big Brother VIP” javën e kaluar, pas një konfuzioni që kishte krijuar për jetën e tij private. 

Ish-futbollisti tregoi se është i lidhur jashtë me një vajzë të huaj, por gjatë lojës, ai shprehu pëlqimin për Beatrix Ramosajn.

 

Ndërkohë jashtë, ai është filmuar disa herë, shumë i afërt me një tjetër ish-banore, Sheila Haxhirajn.

Madje, duket se kjo mund të jetë arsyeja që Kledi i ka dhënë fund lidhjes me vajzën gjermane, Khaoula Selmi. 

 

Dyshimet janë hedhur pasi ajo dhe modeli nuk ndiqen më në “Instagram”.

Sa i përket marrëdhënies me Sheilën, Kledi tha në një intervistë se për të do të fliste në një moment të dytë, por nuk ka treguar ende se ç’po ndodh mes tyre.