Këngëtarja shton dyshimet se do martohet së shpejti

Ka qenë gjithmonë diskrete sa i përket jetës së saj personale, por së fundmi Leorora Jakupi ka zbuluar një detaj që ka surprizuar fansat. 

Së shpejti mund ta shohim këngëtaren me fustan të bardhë nusërie. 

 

Këtë ka lënë të nënkuptohet pas një postimi që ndau në “Instastory”, teksa ka publikuar një koleksion vellosh.

“S’po di cilin me e zgjedh”, ka shkruar ajo. 

 

Nisur nga kjo fansat e saj kanë aluduar se së shpejti do të ketë një dasmë. 

Kujtojmë që Leonora ka pranuar kohë më parë se është në një lidhje prej shumë vitesh por nuk ka zbuluar kurrë se për kë bëhet fjalë apo nëse është ndonjë figurë publike.