Intervistë për të mos u humbur e ambasadorit Mal Berisha: Ja si i shet interesat tona ambasadori shqiptar në Serbi

I ftuar për të folur për librin e tij “Ambasador i pushtetit të butë’ në “Kafe shqeto’ në SYRIN.TV ishte i ftuar ambasadori Mal Berisha.

Por duke qënë dhe një njohës shumë i mirë i diplomacisë z.Berisha foli dhe për çështje të aktualitetit siç është “Open Ballkan’ dhe për shumë probleme të diplomacisë shqiptar, duke bërë deklaratën e fortë se si ambasadori shqiptar në Serbi shet interesat e vendit tonë.

 Flavio: Për kë mendoni se është i rëndësishëm në këto momente ky libër përveç atyre që kanë sigurisht kuriozitetin për të lexuar një vepër të tillë?

Berisha:  E para unë mendoj se ju duhet diplomatëve. Deviza ime në këtë libër ka qënë se syrit dhe veshit të një diplomati shqiptar nuk ju duhet të shpëtojë asgjë. Dhe vëmëndja e diplomatëve tanë për të mbrojtur me dinjitet dhe me argumenta atë çfarë është esensiale në atë që është e qënsishme për kombin tonë duhet të jenë tepër tepër të kujdesshëm kudo që ndodhen. Unë kam shembuj në libër ku është vepruar kundër interesave të kombit tonë dhe kam qëndruar në atë mënyrë që duhet të qëndrojë një diplomat, natyrisht brenda kornizës të punës që bën një diplomat.

Flavio: Më lejoni një pyetje me keqardhje z.Berisha. Të paktën në publikun shqiptar ekziston perceptimi sikur ky Shërbimi i Jashtëm i joni,  ta thjemi me fjalë zhargoni kanë ndërmend të marrin lekët e çertifikatave shqiptarëve sesa realisht t’ju mbrojë interesat. Të paktën për ata që kanë udhëtuar absolutisht kanë hasur një moment kur një qytetar i një shteti tjetër është gjendur në vështërsi dhe kanë parë se si është mbështetur, mbrojtur nga shteti i vet?

Berisha: Ky libër nuk produkt i një periudhe të shkurtër. Kam mbajt shënime që nga dita e parë kur i kam hypur një Pezhoje të vjetër nga Ministria e Jashtme dhe kam shkuar në Stamboll, 24 nëntor të vitit 1992. dhe pastaj në bazë të tyre dhe natyrisht duke kapur impresionet. Meqënëse ju preket një temë të rëndësishme me çfarë merren diplomatët tonë sot unë do të them: i kam bërë një lloj vështrimi të kujdesshëm të pranisë së sotme diplomatike të shtetit shqiptar nëpër botë. Uroj që ta dëgjojnë nëse ka monitorues të qëverisë besoj se ju shohin. 27 ambasadorë të Shqipërisë sot janë jashtë mandatit. Ligji i shërbimit diplomatik i vitit 2015 e bërë nga kjo qeveri që është sot përcakton se një ambasador ose siç është i përcaktuar shef misioni mund të qëndrojë si rregull vetëm tre vjet në detyrë. 27 prej ambasadorëve të vendit tonë janë 6,7, 8 dhe deri në nëntë vjet në detyre dhe  fakti që ne flasim për këtë fjalën e’ gjumit’ e cila është përdorur shumë së fundmi ‘gjumë, gjumë , gjumë’ jemi vënë në gjumë që të gjithë.

Flavio: Çfarë do të thotë një ambasador jashtë mandatit?

Berisha: Një ambasador jashtë mandatit do të thotë që e para është shkeli ligji organik i shtetit shqiptar. E dyta pasi shkon dhe rrinë dy, tre vjet dhe nuk bën asgjë ose nuk përmendësh asnjëherë për asgjë dhe  zbaton vetëm disa urdhëra burokratik. Po në raste të tjera ku në vende shumë të rëndësishme ata e tejkalojnë këtë mandatë kthehen në një rutinë të përditshme dhe në një lloj përgjumësie të tillë e cila vërtet kthehet jo tek ajo puna e parave që merret nga emigrantët e shkreta që duan si certifikata e lindjes, çertifikate e vdekjes por në një lloj jete sedentare ku merret një rrogë, kursehet, shtëpinë ta paguan shteti ke dhe një rreth njerëzish me të cilët je mësuar, merr dhe noj dietë për ndonjë lëvizje brenda vendit ku je.

Flavio: Pikërisht në këto momente z.Berisha duket se vjen ky libër, kur ndoshta nëpërmjet pushtetit të butë, Serbia tanimë pa tanke por me siç thotë një fjalë  ‘ duhet ti kemi frikë grekët edhe kur vijnë me dhurata?

Berisha: Serbët janë aq të aftë për të thënë të pavërteta publikisht me këmbëngulje. Unë kam një shembull në libër dhe kam qejf ta përmend. Në një pritje të ambasadës serbe në Londër, ambasadori serb i cili ishte në fakt nipi i një ish-ambasadori jugosllav në Tiranë thotë para në audience shumë të nderuar se mbase ka shumë pak njerëz në këtë sallë që e dinë  se ne serbët i kemi dhënë Romës 18 perandorë. Aty nuk mund të dilja dhe t’i mirrja mikrofonin dhe të thoja se kjo nuk është e vërtetë por më qëlloi që në një darkë të Vatikanit që na mblodhi ne ambasadorëve të Ballkanit ai e përsëriste me krenari sërisht se Konstandini i Madh ishte serb. I them me gjithë respektin e madh që mund të kem për ju, ishte njeri i ditur kam një pyetje: në çfarë viti ka përfunduar së ekzistuari perandoria romake dhe kur kanë ardhur sllavët në Ballkan të cilët kanë një distancë afër dy shekujsh. Por çfarë rëndësie ka u përgjigj ambasadori serb. Konstandini i Madh është e vërtetë që është nga Nishi. Nishi ka qënë pjesë e Ilirisë, atë e kanë përvetësuar grekët, ne shqiptarët nuk kemi drejtë të themi se ajo pjesë është e okupuar. Pra gënjeshtra të tilla si kjo që na shitet sot neve për ‘Ballkanin e hapur’ që e presim me kurrë farë lloj kënaqësie e cila është plotësisht anti-shqiptare sepse kemi një shembull në historinë tonë.  Ata që kanë lexuar historinë e viteve 1945 -1949 periudhën e muajti të mjaltit të Enver Hoxhës me Titon e  dimë shumë mirë që leku shqiptar ishte i konvertueshëm në të gjithë Europën dhe menjëherë sapo u hoqën barrierat, leku shqiptar u zhvleftësua dhe ngelën obligacione të pvlefshme e para. E dyta u hapën doganat dhe tregu shqiptar i cili për fatin e keq ne ishim pushtuar nga Italia por për fatin e mirë të tregut ne ishim tregu më i pasur i Ballkanit për shkak se kishim qenët pushtuar nga Italia fashiste dhe ata kishin bërë tregti mallrash në Shqipëri. Dhe tregu i jonë u zbras sepse u hapën doganat, është e njëjta gjë me atë që thuhet sot se në Serbi prodhohet më lirë qumështi se në Myzeqe, ne do ta provojmë. Do të na vijë qumështi nga Serbia këtu dhe bujqit e Myzeqese nuk kanë më interes për të prodhuar qumësht.

Flavio: Një pyetje që i ka shqetësuar shumë shqiptarët, duket se edhe pse Serbia është vendi i fundit që ka shkaktuar një genocid, një masakër, një luftë në mes të Europës, jo më larg se 1999-2000 praktikisht në mijëvjeçarin e ri në rrugët dhe në raportet me Bashkimin Evropian në krahasim me Shqipërinë dhe Kosovën duket disa hapa para. A është kjo një aftësi e tyre, apo është një banalitet i Shërbimit tonë të Jashtëm, si do e konsideronit?

Berisha: Përsa i takon Shërbimit tonë të Jashtëm unë nuk mendoj se kemi një Shërbim të Jashtëm. Kemi burokrat që janë në Shërbimin e Jashtëm për mendimin tim kjo është situata sot. Unë e përmenda 27 ambasadorë janë jashtë ligjit.  7 prej tyre janë 7-8 vjet mbi moshë.

Flavio: A mund të na jepni një emër?

Berisha: Nuk kam dëshira të flas me emra.

Flavio: Një shtet?

Berisha: Serbia, Austria, Suedia. Serbia është jashtë mandatit, jashtë moshës dhe vazhdon atje dhe punon atje në kundërshtim me interesat e kombit shqiptar sepse gjitha lidhjet me Vuçiçin të Edi Ramës bëhen nëpërmjet ambasadës.

Flavio: Është denoncim i fortë?

Berisha: Pse mund të thuash se Vuçiçi vjen në Tiranë dhe ambasadori nuk di gjë, është bërë e gjitha agjenda e përbashkët. Në ambasadë shkon e para. Dhe mua kur më ka ardhë Edi Rama në Londër më ka ardhë agjenta dhe e kam aplikuar. Unë mendoj që influenca e klubit ortodoks dhe të krishterë, kam respekt për çdo besim e para dhe e dyta loja që bën Vuçiçi për presionin që i bën Evropës me atë idenë se na doni apo nuk na doni ne shkojmë me Rusinë. Rusia i vë bazat afër me Preshevën, Rusia e furnizon me armë, Rusia e ka mbajtur gjithmonë Serbinë si ‘Rusi të vogël’. Pra kjo është ajo që ne shohim që bën hapa. Në fakt e kam thënë dhe në televizore të tjera.  Në vitin 2013  në kohën kur është ndërruar pushteti dhe pushteti këtu është ndërruar me votë të lirë në 2013, ka ardh me votë të  lirë në 2005 ka ik me votë të lirë në 2013 dhe fakti që këtu më fund në atë kohë vota u numërua  u konsideru dhe prodhojë atë parlament që prodhojë ishte një aset i madh politik për ne dhe ishim taman në kohën kur ne do të bënim hapim shumë të madh drejt Bashkimit Evropian. Fakti që në dhjetorin e vitit 2013 neve nuk kemi bërë hapin e duhur ka qënë kërkesa e Edi Ramës të cilin e ka bërë në Britaninë  e Madhe për shkak se e donte në qershorin e vitit pasues pasi gjithë kredoja e asaj arritje i shkonte partisë që kishte dalë nga pushteti që ishte Partia Demokratike. Pastaj masat që u morën këtu me gjithë ato keqberje që bëri qeveria gjatë atyre 6 muajve që ishin gjithë hapa mbrapa e bllokoi atë në qershor, e bllokoi dhe në dhjetorin tjetër dhe vazhdon ta bllokojë dhe sot. Dhe fryma kritike e Edi Ramës ndaj Bashkimit Evropian që dikujt i duket sikur ai ja përplas në tavolin BE-së, ju thotë që ne kemi këtë konsideratë për ju se ju nuk na pranoni, se ne jemi bërë gati. Si je bërë gati ? Por t’i vjedh votimet dhe je gati me hy në një klub me shtete si Belgjika, Lukseburgu, Danimarka. Po kush është aq i shqetësuar në Evropë nëse t'i shkon dikur tjetër, ti nuk je me ta fare dhe dashke me ik. Ndërkohë që Serbia ka tjetër potencial sepse penetrimi i influencës ruse në Ballkan është i dëmshëm dhe përdorin si një lloj karremi ta tërheqin.

Flavio: Ju si do e vlerësonit faktorin e interesit shqiptar në raport me BE dhe SHBA-në?

Berisha: Paradoksi më i madh i kësaj bote është pozicioni në të cilën jam unë. Jam në atë grup që dikush guxon dhe thotë se jam anti-amerikan. Që në vitin 1953 dhe deri më sot familja ime është e lidhur me Amerikën sepse jemi pjestar të familjes që kanë shkuar që në atë kohë e para. E dyta 80% e gjakut të familjes që shkon në brezin e dytë është në Amerikë. Kontributi më i madh që unë mund ta konsideroj është pjesëmarrja ime vullnetare sepse kam qënë i pushuar nga puna në Ministrinë e Jashtme në 1997 -2000 dhe 2000-2009 por sidomos 1998-2000 është kontributi im i lidhur me Ligën qytetare, shqiptaro-amerikano e cila drejtohet nga ish- kongresmeni amerikan Joseph J. DioGuardi dhe nga Federata pan shqiptare e amerikës Vatra. Aty kam kontributin tim më të madh dhe vullnetar  në kushte kur njeriu është në emigracion dhe ka nevojë dhe për një dollarë. Dhe t'i thuash një njeriut si unë, ju jeni anti-amerikan është paradoksi më i madh. Ata njerëz që thonë ashtu në sallën e vet se jashtë sallës nuk e di që mund ta besojnë këtë. Dhe si unë jam pothuajse të gjithë ata që kanë qënë mbrëmë në shesh që kemi protestuar në të ftohtë kundër marrëveshjes me Vuçiçin, kundër ‘Open Ballkan’, kundër George Soros i cili sjell djalin e vet pa asnjë tagër politik. George Soros nuk është zgjedhur as në Kongres, as në Senat, as pushtet lokal asgjëkundi. Kam frikë se përsëris diçka që e ka thënë doktor Berisha: nëse Elon Musk dhe të gjithë multimiliardierët e amerikës të cilët çojnë raketa 18 minutëshe dhe kushtojnë 20 milion për të bërë atë udhëtim do t'i vënë këto miliarda për të shkatërruar demokracinë në vende të tjera e di se ku do të shkonte bota? Po pse ky njeri lejohet të fus duart këtu dhe pse nuk është dikush nga Bashkimi Evropian një njeri që përfaqëson Bashkimin Evropian, Parlamentin Evropian, organizata që na monitorojnë ne prezent sot ose mbas skenës që të monitorojnë këtë proces i cili qenka kaq i mirë. Pse nuk është dikush nga ata por është një njeri privat cili në fakt me tentakulat e tij që i ka shtirë kudo me njerëz të lodhur të dalë nga diktatura të cilët për një bursë ka qënë gati ta shesin veten dhe shumica e këtyre e kanë shitur shpirtin për një burs sepse kur i zgjedh në mënyrë shumë selektive ato do të shërbejnë dhe këta njerëz të ditur por padinjitet i shërbejnë një çështje që është anti-shqiptare.