Berisha: Nuk ka ‘bravë’ që e ndalon revolucionin paqësor!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë një konference nga selia e PD-së sot, është shprehur se nuk ka njeri që e ndalon më, revolucionin paqësor të shqiptarëve.

“Kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, - theksoi Berisha për mediat, duke iu referuar së pari ish-kryetarit Basha dhe mbështetësve të tij, - ajo ose është pakicë totalitare, ose është pakicë terroriste, ose është pakicë banditeske, por një gjë është e sigurt se kurrë një pakicë nuk duhet të tentojë të shtypë apo të injorojë shumicën, por duhet të pranojë sundimin e saj brenda rregullave dhe normave që janë universale.

Mbyllja e dyerve të selisë për PD-në nga “Peng Basha" apo "Lul Brava” është një akt i shëmtuar, siç është e shëmtuar futja e eksponentëvë të armatosur të Qeverisë dhe të banditëve në selinë e demokratëve.

Kjo është Shtëpia e Lirisë  dhe jo e armëve!  Në këtë kontekst, nuk është Sali Berisha, as këta zotërinj -anëtarë të Komisionit të Përkohshëm që kanë bërë lojë me brava.  Lojë me brava në mënyrë të turpshme ka nisur dhe bitisur, Lulzim Brava por dhe njëherë: Nuk ka bravë, nuk ka forcë, nuk ka asgjë që mund ta ndalojë këtë revolucion, pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij!”