Mesazhi/ Ironia e Dom Gjergj Metës: Mbesa ime ka dy heronj, njëri është te SPAK dhe tjetri te BKH

Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku ka komentuar jo pa ironi lajmin se për ‘SPAK mendojnë edhe femijët’.

Në shenimin e tij të shkurtër ai thotë se, “e pyeta mbesën time gjashtë vjeçare se cili është heroi i saj”.

Por përgjigja e saj e ka “habitur” ipeshkëvin.

“Njëri te SPAKU dhe tjetri te BKH o xhaxh - ma ktheu ajo krenare”, shkruan ipeshkëvi në postimin e tij.

Ja postimi i plotë:

Nga Dom Gjergj Meta

E pyeta mbesën time gjashtë vjeçare se cili është heroi i saj.

- Janë dy  o xhaxh - më tha

- Kush janë zemra xhaxhit? - i thashë unë, duke menduar se ishte babi i saj dhe unë.

- Njëri te SPAKU dhe tjetri te BKH o xhaxh - ma ktheu ajo krenare.

No comment nga ana ime!