Merkatoja e janarit/ Arsenal shënjestron dy lojtarët e Juventusit

Arthur dhe Dejan Kulusevski janë në shënjestrën e Arsenalit për sezonin e merkatos së janarit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, “topçinjtë” kanë gati ofertën për suedezin 29.5 milion euro plus bonuse, por Juventusi kërkon të paktën 40 milionë.

Arteta duhet të mbulojë boshllëqet që do të krijohen në skuadër si pasojë e largimit të Thomas Partey dhe Mohamed Elneny, që muajin e ardhshëm do të jenë të impenjuar në Kupën e Afrikës.

Gjithmonë sipas “Marca”, klubi anglez kërkon me ngul edhe brazilianin e Juventusit. Nuk është për tu përjashtuar edhe një rikthim i Aaron Ramsey, ka luajtur me Arsenalin nga 2011 deri në 2019, edhe ai në prag të largimit nga bardhezinjtë.