VIDEO/ Berisha: Sot nis zbatimi i vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD

Gjatë një konference nga selia e PD, lideri historik i demokratëve Sali Berisha është shprehur se pas diskutimeve të gjera, sot nis puna për zbatimin e vendimeve të marra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

‘Të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit të PD. Deri në datën 22 mars, të gjitha strukturat e kësaj partie, duhet të shndërrohen në strukturat e anëtarëve të PD-së, të cilët do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre.

Kjo është një punë intensive, por pasioni, energjia dhe përkushtimi i demokratëve është më i madh se kurrë.

Duke u angazhuar në këtë proces të një rëndësi jetike, demokratët e Shqipërisë janë të vetëdijshëm se janë në një revolucion të pandalshëm të një rëndësie jetike për fatin e demokracisë në Shqipëri të shoqërisë në tërësi ndaj dhe ata mbeten të gatshëm në çdo kohë për të përmbushur çdo mision çdo detyrë që do të kërkohet në avancimin e kauzës sonë’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.