Juventus: Massimiliano Allegri i përgjigjet me ironi Mino Raiolas për Matthijs de Ligt

“Matthijs de Ligt është gati për një fazë të re. Kështu mendon edhe ai. “ Specialisti i merkatos, Mino Raiola ka “goditur” këtë herë, duke bërë të ditur se mbrojtësi holandez i Juventusit ka të ngjarë të bëjë gati “valixhet” dhe të largohet pas tre sezonesh nga Torino .

I pranishëm në një konferencë për shtyp të hënën, trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri iu përgjigj këtyre komenteve. "Raiola thotë se de Ligt është gati për një hapin e radhës?"  Jam shumë dakord me Minon… Mendoj se pas ndeshjes fantastike që bëri në Bolognas, ku mund të veçoj dy ndërhyrje prej mbrojtësi të madh, nesër (sot) në ‘Allianz Stadium’ edhe unë pres hapin e radhës së De Ligtit, atë që t’i shënojë gol Caglarit. Ky është hapi i radhës që do të ndodhë me lojtarin/ Sa i përket merkatos, kush do të jetojë do ta shohë”, tha Allgeri.