VIDEOLAJM/ Metamorfoza e Bashës, cilin Lulzim të besojmë?

Lulzim Basha ka ndryshuar shpesh qëndrime këto muaj, por në ditët e fundit, ai nuk ka fshehur transformimin edhe publikisht.

Metamorfoza e Bashës në raport me liderin historik Sali Berisha e ka nxjerrë atë në kufijtë e qesharakes.

Vazhdimisht në daljet e tij, por edhe kur njoftoi vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar, Basha e cilësonte Sali Berishën si udhëheqësin me kontributin më të çmuar dhe që ka bërë reforma transformuese për vendin.

Por sot, i shkarkuar prej Kuvendit Kombëtar me një vendim të konfirmuar nga 43 385 anëtarë të PD-së në Referendum, Basha ka nisur një valë sulmesh personale ndaj Berishës.

Përbalël këtyre qëndrimeve të Lulzim Bashës, ngrihen pikëpyetje se kush duhet besuar Luli kryetar apo Basha i shkarkuar tashmë nga vetë anëtarësia e Partisë Demokratike.

Ndiqni videon e përgatitur nga MCNTV: