VIDEO/ Kryemadhi: Veliaj do të përballet me drejtësinë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama?

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar me denoncimet e saj për skandalin e madh me abuzimin e parave publike, aferën e inceneratorëve.

'Më poshtë do të shihni vetëm një pjesë të zinxhirit të bashkëpunimit kriminal të gjithë shtetit shqiptar, në këtë aferë dhe konkretisht rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë', shkruan Kryemadhi në tekstin shoqërues të nje videoje të shpërndarë ne rrjetet sociale.

Ja reagimi i plotë i kryetares se LSI, Monika Kryemadhi:

Vazhdojmë me serinë e denoncimit publik të mega aferës së inceneratorëve.

Më poshtë do të shihni vetëm një pjesë të zinxhirit të bashkëpunimit kriminal të gjithë shtetit shqiptar, në këtë aferë dhe konkretisht rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë.

Pyetja shtrohet: Erion Veliaj do të përballet me drejtësinë në detyrë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama?