Sherr në Parlament, debati për ligjin e taksave kthen në ring Kuvendin

Tensione mes ministrave dhe deputetëve të opozitës janë regjistruar në seancën plenare të parlamentit afrikan mbrëmjen e së hënës në Gana.

Mediat e huaja bëjnë me dije se debati po zhvillohej për një taksë ndaj transaksioneve elektronike, çështje që i ka përçarë ligjvënësit.

Taksa prej 1.75 për qind, e cila do t’i prekte pagesat e kryera përmes telefonit, është kundërshtuar ashpër nga opozita që nga muaji i kaluar, kur u propozua për herë të parë, dhe e ka mbajtur pezull miratimin e buxhetit kombëtar.

Ndërkohë nga pamjet duket momenti kur deputetët vrapojnë drejt foltores, pasi kryetari Alban Bagbin sugjeroi se taksa do të debatohet dhe do të votohet sipas një procedure të përshpejtuar. Disa sulmuan me grushte e shpulla, ndërsa të tjerët mundoheshin që t’i qetësonin personat gjaknxehtë.