‘Mitingu i 18 dhjetorit’/ Curri-Salianjit: Në Kuvendin tuaj ishin edhe kolegët e mi, që nuk janë delegatë!

Deputeti Ervin Salianji e ka pranuar live se në Pallatin e Kongreseve ka pasur edhe pedagogë të një universiteti privat, që nuk janë delegatë por janë simpatizantë të PD-së për të mbushur sallën, ku gjithashtu ka pasur edhe fëmijë.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti Arjan Curri, i tha Salianjit, se në sallën e Pallatit të Kongresve, ka patur edhe kolegtë të tij, pra pedagogë, të cilët nuk janë delegatë të PD, por thjesht kanë qenë aty për të mbushur sallën.

Salianji e pranoi këtë gjë, duke pohuar disa herë se në sallë kishte edhe simpatizantë dhe militantë, çka e çon shifrën e pjesëmarrësve sipas Bashës, në mbi 5004 pesona, në një sallë që mban vetëm 1958 njerëz!

Curri: Mediat raportuan edhe prezencë të minorenëve. Një prej tyre ka votuar madje. Si mund ta shpjegoni këtë? Çfarë kuptimi ka prezenca e fëmijëve dhe a ka vlerë vota e tyre? Kam patur edhe kolegë, që kanë mbushur rradhët e Kuvendit. Ata ndoshta mund të justifikohen me interes shkencor, por nuk janë delegatë.

Salianji: Ka patur anëtarë dhe simpatizantë, apo fëmijë të prindërve që kanë qenë në sallë. Këta nuk janë votues dhe nuk përfshihen. Dikush mund të ngrejë kartonin, nuk ka ndonjë… Nga ata 5004 nuk del njeri të kontestojë.

Curri: Në sallë ka patur edhe simpatizantë?

Salianji: Po patjetër. Kuvendet janë të hapura.