‘Protesta kundër Vuçiçit’/ Nesho: Lëvizje politike me shumë dimensione! Shtypi botëror foli për të...

I ftuar në çim Peka Live, diplomati Agim Nesho ka folur për protestën madhështore të thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha  kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Nesho theksoi se kjo protestë ishte e nevojshme për ti dërguar mesazh se orientimi i Shqipërisë është perëndimi dhe se nuk ka kompromise në çështjet kombëtare.

Nesho: Protesta e sotme ishte një lëvizje politike që kishte shumë dimensione dhe ishte e domosdoshme pasi deri tani kishim parë një kryeministër autoritar i cili kishte personalizuar politikën e jashtme dhe sillej si pronar i një çifligu të madh dhe diskutimet e temave kaq të rëndësishme si Balkani i Hapur, pra dominimi i Serbisë në tërë rajonin e Ballkanit. Në anënn tjetër shikonim kritika me radhë në drejtim të kryeministrave të Kosovës. Gjë e papranueshme.

Së dyti është një mesazh për perëndimin, pasi ishte e rëndësishme që populli shqiptar të tregonte se ka orientimin e tij perëndimor por nuk mund të bëjë koncesione që kanë të bëjnë me çështje të probleme të prespektivës kombëtare. Jemi shumë të qartë në linjën tonë pro perëndimore. Shtypi botëror ka folur për këtë protestë.