Tërmkolli: Ballkani i Hapur projekt pro serb, ‘ide e vdekur’ për çdo shqiptar patriot

Zyrtarja e LDK-së Melihate Tërmkolli, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se projekti i Ballkanit të Hapur është pro serb.

Tërmkolli theksoi se Ballkani i Hapur është “ide e vdekur” për çdo shqiptar patriot.

“Ballkani i Hapur është projekt pro serb, shqiptarët duhet ta kundërshtojnë fort. As Amerika dhe as Europa nuk e ka përkrahur këtë projekt. Ne nuk jemi kundër bashkëpunimit, por jemi për bashkëpunim, që e ka bazën dhe qendrën në Perëndim.

Ne nuk kemi nevojë për shërbime të tjera dhe për asnjë plan që është për të krijuar Jugosllavi të re. Jam shumë e kënaqur nga protesta e sotme e PD-së. Kështu, projekti i Ballkanit të Hapur, për mua është “i vdekur””, deklaroi Tërmkolli.