VIDEO/ Protesta, Tërmkolli: ‘Ballkani i Hapur’, thikë pas shpine ndaj Kosovës

Mijëra shqiptarë janë bashkuar në protestën kundër ‘Open Ballkan’ në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Duke folur në këtë protestë, ish-deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli tha se Kosova nuk e pranon ‘Open Ballkan’.

Pjesë nga fjala e Melihate Tërmkollit:

Në këtë protestë madhështore në kundërshtim të një pakti djallëzor për Ballkanin e Hapur, për një thikë pas shpine Kosovës. Ne do ta kundërshtojmë përgjithmonë dhe fuqia e popullit është e madhe. Ne do ta kundërshtojmë projektin serb, atë që vetë serbët e quajnë ‘Bota Serbe’. Por kjo nuk do të ndodhë, është kalaja Kosovës dhe janë shqiptarët në Shqipëri dhe kudo ku janë.

Vuçiçi është ndër kritikuesit më të mëdhej të Millosheviçit. Nuk e kritikon se pse bëri gjenocid ndaj shqiptarëve, por se pse nuk e çoi në fund projektin e tij për shfarosjen e shqiptarëve. Edhe nëse Serbia do ta njohë Kosovën, ne nuk do ta pranojmë ‘Ballkanin e Hapur’.

Edi Rama duhet ta shpallë nul këtë pakt. Kosova nuk e pranon këtë pakt. Ne shqiptarët kemi vetëm një pakt dhe një lidhje, atë me SHBA dhe Perëndimin. Ky është pakti ynë.

Amerika është me shqiptarët, me popullin shqiptar, ndërsa shqiptarët janë me Sali Berishën.

Shqiptari ka dy liderë dhe prijës historik, të madhin Presidentin Ibrahim Rrugova dhe prijësin dhe udhëheqësin aktual, të madhin Sali Berisha. Sa herë që të cenohet kombi ynë, do të jemi bashkë. Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë, shqiptarët në Maqedoni, Preshevë, Mal i Zi, e Çamëri.