Është kthyer në hit ende pa u publikuar, Don Xhon dhe Butrinti tregojnë sa duhet të prisni për ‘Corazon’

Don Xhon dhe Butrint Imeri, janë kolegë dhe miq shumë të mirë.

Para pak kohësh ata na treguan se dot sillnin një bashkëpunim, si një dhuratë për festat e fundvitit.

 

Një pjesë e kësaj këngë, që do të titullohet “Corazon”, tashmë është bërë hit ende pa u publikuar, sidomos në “TikTok”.

Megjithatë, ajo që nuk dinit është se projekti i tyre i ri do të publikohet shumë shpejt nga sa e kishit menduar dhe do të duhet të prisni pak.

 

Përmes disa postimeve në “Instastory”, ata kanë njoftuar se kënga e re “Corazon”, do të publikohet më 23 dhjetor.

“Zonja dhe zotërinj mos e harroni këtë datë  23.12.2021 në ora 23:59”, kanë shkruar artistët.

Ndërkohë që videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai.