", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/December/20/auto_51981645-0-image-a-11_16399110050901640010407.jpg", "width": 900, "height": 541 } }

Nusret publikon videon teksa takon nënën, por pse rrjeti ‘shpërtheu’ në kritika?

Është e pamundur mos ta keni parë të paktën një herë shefin e famshëm Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si "Salt Bae".

Ai mori famë ndërkombëtare në fillim të vitit 2017 pas një videoje ku priste mishin në mënyrë të
veçantë dhe e kripte tërë delikatesë.

Së fundmi ai është kritikuar pas një videoje që ka shpërndarë në rrjete sociale duke u takuar me nënën e tij. 

Komentuesit kanë nisur me pyetjet përse mamaja e 38-vjeçarit të njohur bën jetë modeste, pavarësisht pasurisë së tij.

“Si ka mundësi që i mban syzet kur takon mamanë. Ti je shumë i pasur, pse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit e tu? Ke 2 vjet pa e parë? Pse shëtit botën dhe nuk takon nënën dhe babanë?,”-shkruajnë disa prej komentuesve.

Biznesmeni turk zotëron një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et, me pika në të gjithë botën, në vendet më luksoze.

Ushqimet e tij njihen për çmimet e shtrenjta ku disa prej gatimeve kalojnë dhe shifrat mbi 1000 dollarë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)