2000 policë rrethojnë kryeministrinë, shtyllat lyhen me graso

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Open Ballkan”.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 16:00. Fillimisht demokratët do të mblidhen në oborrin e selisë PD-së dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë.

Mësohet se mbi 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë. Në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat 'Shqiponja'.

Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.

Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë.