VIDEO/ Vendi ku shpërtheu tritoli, autori 200 metra larg shenjestrës

Lënda plasëse me qëllim ekzekutimin e 34-vjeçari Indrit Sadedini, dje në Vlorë, ishte vendosur vetëm 15 minuta para se të shpërthente. Nga kamerat e sigurisë së bizneseve atyre pranë, të cilat janë sekuestruar, është vërejtur se tritoli është vendosur nga një person i maskuar me kapuç në kokë, i cili ka hedhur pakon dhe e ka mbuluar me letër që te mos binte në sy.

Më pas ai është larguar i qete në këmbë, ndërkohë që në momentin që Sadedini ka dalë nga garazhi dhe i ka kaluar afër, bomba e lidhur me celular është aktivizuar dhe ka shpërthyer duke i dëmtuar këmbët.

Dyshohet se autori nuk ka qenë më larg se 200 metra, por burime të policisë thonë se nuk e kanë të dokumentuar vendndodhjen e autorit në momentin e shpërthimit.

Policia ka sekuestruar pamje filmike në të gjitha daljet e lagjes. Policia është duke bërë veprimet për gjetjen e autorit dhe ka marre në pyetje 6 persona.

Shpërthimi i fortë ndodhi rreth orës 15:10, në lagjen ’10 korriku’, një ditë më parë në Vlorë, ku 34-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe ka dëmtuar gjymtyrët e poshtme. Ai u dërgua urgjencë për mjekim më të specializuar drejt Traumës në Tiranë dhe për momentin gjendja e tij është e mirë.

Sadedini i ka shpëtuar më parë edhe një tjetër shpërthimi.