Dele Alli largohet nga Tottenham, Newcastle nis negociatat me futbollistin

Karriera e mesfushorit Dele Alli te Tottenham duket që ka marrë fund, pasi lojtari nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes.

Alli vazhdon qëndrimin te Spurs pavarësisht që në vitet e fundit  nuk ishte në formën më të mirë, derisa nuk ka kontribuar me gol në “Premier League “që nga sezoni 2019/20.

“Football Insider” raporton se koha e 25-vjeçarit në Londër mund të këtë marrë fund dhe shumë shpejtë mund t’i bashkohet Newcastle Unitedin.

“Transfermarkt” e vlerëson kartonin e anglezit rreth 27 milionë paund, gjë të cilën Newcastle United nuk e ka problem ta paguajë.

Ndërkohë, edhe Conte është i hapur që ta shesë futbollistin që në janar për të përforcuar skuadrën me lojtarë që i sheh pjesë të projektit.