'Të pazëvendësueshme në PD, demokratet që iu janë mbyllur dyert nga karrieristet'

Nga Mimoza Hajdarmataj.

Zonja,  hyni dhe bëni politikë jo për interesat tuaja... Përfshirja e një gruaje në politikë është si përkushtimi në një familje, në një vatër familjare. Dhe ti je aty...ditë natë, në çdo aksion, me pasion, përkushtim dhe mbi të gjitha shumë dashuri, sikurse din të falë aq shumë një nënë. Po qe përllogaritje, interesa apo ambicje, atëherë është vetëm karrierë dhe promovim. Shumë ka të tilla në politikën tonë, por dhe në PD, duke na imponuar faktin se janë të pazëvendësueshme dhe modele të rralla.

Jo jo, modelet e rralla dhe me shumë vlera janë anëtaret tona në seksione, të cilave u është dhënë shumë pak hapësira për promovim ose u janë mbyllur shumë herë dyert nga ambiciet e sëmura të karrieristeve. Është koha të hapim një kapitull të ri, të ringrejmë dhe të nxisim modelin e grave, vajzave dhe nënave demokrate pa interesa personale në vendimmarrje. Ka shumë të tilla.

Partia është familja jonë e madhe dhe fitorja për të ndryshuar shtëpinë e madhe Shqipërinë, ka nevojë për kontributin e secilës prej nesh. "Strong women don't have attitudes. They have standarts"