VIDEO/ Protesta e sotme, Berisha poston paralajmërimin kundër Vuçiçit

Në prag të protestës së sotme, e cila mbahet në orën 16:00, lideri historik demokrat, Sali Berisha postoi një video me thirrjen e tij.

Në Kuvendin e Rithemelimit, Berisha bëri thirrje për të pritur me protesta presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Është Ballkani i interesave antikombëtare, zotohemi t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Gebëlsin e Millosheviçit apo Sllobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot kundër teje”, deklaroi Berisha.

Protesta e sotme mbahet kundër Ballkanit të Hapur, por edhe kundër aferës korruptive të inceneratorëve.