Ylli Rakipi: Basha e mban PD-në si SHPK, ka një kat vetëm për biznes

Analisti Ylli Rakipi, duke folur për MCN TV, tha se Lulzim Basha e ka kthyer PD-në në një SHPK. Sipas tij, në PD një kat i tërë përdoret vetëm për biznes.

“Ajo është një forcë politike, nuk është një SHPK siç e ka kthyer ai, po e mban si SHPK.

Deputetët apo njerëzit më të afërt, njerëzit më të rëndësishëm që kanë qenë aty më tregojnë mua se aty bëhet biznes i madh.

Është një kat për biznesin, punojnë njerëzit e tij.

Tregojnë këta që kanë ikur, jo këta që kanë mbetur, këta nuk tregojnë të shkretët,” tha Rakipi.