VIDEO/ Atentati me eksploziv në Vlorë: Ja si u vendos lënda plasëse

Lënda plasëse me qëllim ekzekutimin e 34-vjeçari Indrit Sadedini, dje në Vlorë, ishte vendosur vetëm 15 minuta para se të shpërthente.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë, të cilat janë sekuestruar, është vërejtur se tritoli është vendosur nga një person i maskuar me kapuç në kokë, i cili ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që të mos binte në sy.

Më pas ai është larguar i qete në këmbë, ndërkohë që në momentin që Sadedini ka dalë nga garazhi dhe ka kaluar afër, lënda plasëse ka shpërthyer duke i dëmtuar këmbët.

Policia është duke bërë veprimet për gjetjen e autorit dhe ka marre në pyetje 6 persona.

I riu ka marrë plagë të shumta në gjymtyrët e poshtë dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar.