Ancelotti nuk pranon humbjen: Asgjë nuk është vendosur për ‘La Liga’, merituam tre pikë

Real Madrid dje nuk arriti të fitojë më shumë se një pikë, në një takim që dukej i lehtë në letër ndaj Cadizit.

Skuadra spanjolle dominoi gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo rezultati përfundimtar ishte 0 – 0.

Pas ndeshjes, Ancelotti tha se merituan pikët e plota, mirëpo thjeshtë topi nuk donte të përfundonte në rrjetë.

“Ende asgjë nuk është vendosur për La Liga, është ende gjatë. Fatkeqësisht nuk mendoj që do rikthehet ndonjë lojtarë për të mërkurën. Eden zhvilloi ndeshje të mirë sidomos pjesën e dytë, u kombinua me bashkëlojtarët.

Merituam tre pikë, por ndonjëherë nuk i meritojmë dhe i fitojmë. Është në këtë mënyrë. Duhet të jemi qetë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës, që do jetë e vështirë”, u shpreh trajneri.

Hazard mund të jetë më shumë se një armë për pjesën e dytë të sezonit.

Kjo javë ka qenë e çuditshme. Duhet të kujdesemi vetë. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme, se bashku duhet ta luftojmë virusin”, deklaroi ai.

Real Madrid mbetet lider me 43 pikë, gjashtë pikë më shumë se Sevilla, mirëpo në rast që kjo e fundit e fiton ndeshjen e shtyrë ndaj Barcelonës, atëherë diferenca do jetë vetëm tre pikë.