Lokalin strehë bastësh, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Një person është arrestuar nga policia në Tiranë për vendosjen e basteve në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”.

I arrestuari është Z. T., 52 vjeç. Ai e kishte kthyer lokalin e tij në rrugën “Selman Riza” në loto për baste sportive edhe pse një gjë e tillë ndalohet me ligj.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy aparatura dekoder dhe një celular që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.