Ja çfarë duhet të dini për secilën shenjë në mënyrë që mos bini 'pre' e tradhtisë së tyre

Dashi

Flirtimet dhe njohjet e reja rrjedhin në venat e personave, që i përkasin kësaj shenje dhe ka shumë  gjasa t'ju tradhtojnë.

Nëse nuk u kushtoni vëmendjen e duhur që ata kërkojnë,  me siguri do ta gjejnë diku tjetër.

Demi

Nuk është në gjakun e tyre të mashtrojnë.

Ata janë të palëkundur në besimet e tyre. Arsyeja e vetme për të kërkuar shoqëri diku tjetër është pasiguria. Jini të butë me ta dhe tregojini besim.

Binjakët

Binjakët luajnë, flirtojnë, në përgjithësi janë njerëz të lirë dhe mashtrojnë.

Gjëja më e keqe për ta është rutina.

Nëse dëshironi të mbani një Binjak në jetën tuaj pa ju tradhtuar, mos e privoni kurrë lirinë e tij dhe jini të gatshëm dhe krijues për të bërë gjëra që do ta argëtojnë dhe do ta mbajnë zgjuar.

Gaforrja

Një nga shenjat më emocionale dhe më të ndjeshme.

Ai dëshiron që ju të ndiheni të sigurt dhe "të hapur" ndaj tij çdo ditë.

Arsyeja e vetme që ai mund t'ju tradhtojë është ta lëndoni vërtet dhe të mos tregoni interes për të.

Luani

Një luan dëshiron të luajë me të gjithë dhe të ndjejë se shumë po e kërkojnë.

Ata duan që të ndihen të sigurt për marrëdhënien e tyre dhe kur kjo të ndodhë ata nuk do të kërkojnë asgjë tjetër.

Kujdes një arsye që mund t'ju lëndojë është hakmarrja e Luanëve.

Virgjëresha

Janë tipa perfeksionistë dhe nuk mashtrojnë.

Duan të ndihen të sigurt dhe të përkushtuar ndaj marrëdhënies së tyre.

Arsyeja e vetme që mund t'i çojë drejt tradhtisë është kur  mendojnë se kanë gjetur dashurinë e vërtetë tek një person tjetër.

Peshorja

Peshorja është në kërkim të shpirtit binjka, që prej dtës që ka lindur.

Megjithatë, Peshoret nuk mund të jetojnë pa aventura dhe shumë herë i afrohen tradhtisë pa e menduar.

Për 'i mbajtur ata  besnik ndaj jush, duhet t'i ofroni vazhdimisht aventurën që kërkojnë.

Akrepi

Fakti i të qenurit një nga shenjat më romantike, i bën që të mos tradhtojnë lehtë.

Janë misteriozë dhe pasionantë. Nëse i kanë këto të dyja, nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar.

Shigjetari

Janë të shkujdesur dhe të lirë, prandaj dhe mund të tradhtojnë shumë lehtë.

Nuk e durojnë dot xhelozinë dhe nëse ndjejnë se nuk kanë hapësirë personale në marrëdhënie, mund edhe t'ju braktisin.

Bricjapi

Është shumë, shumë e vështirë për një Bricjap të tradhtojë.

Ata janë të qendrueshëm dhe  urrejnë ndryshimin.

Nëse një Bricjap tradhton do të thotë se lidhja e tij ka hyrë në një rrugë pa kthim dhe se është i sigurt se dëshiron t'i japë fund.

Ujori

Janë të lirë që nuk e durojnë dot xhelozinë.

Mos guxoni kurrë të bëheni të dyshimtë, pasi mund ta humbisni.

Për të mbajtur një Ujor, duhet të keni interesa të përbashkëta dhe të flisni për orë të tëra.

Peshqit

Peshqit janë të butë dhe romantikë.

Tradhtojnë lehtësisht, sepse për ta dashuria është një lojë. Duhet t’i jepni hapësirën dhe t’i mbuloni nevojat për të mos i humbur.