Ditari që mbajti sot Caslli: Fajin e ka prapë Saliu, ky 'fajtor' i përjetshëm...

Shënimet që mbajti sot orë pas ore duke ndjekur zhvillimet e forta në Partinë Demokratike, aktivistja Elona Caslli:

Ora 14:30 Në përmbyllje

Po të ikë Berisha, Rama nuk kryen më masakër zgjedhore, por organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fajin e ka prapë Saliu që Rama vjedh zgjedhjet dhe ambasadorët heshtin. Po të mos ishte Berisha, Rama do të kthehej në rrugë të mbarë. Post Scriptum - Saliu ky "fajtor" i përjetshëm.

Ora 14:00 Nuk më dalin llogaritë

Në Kuvendin ku po zgjidhet e ardhmja flitet për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Kjo masakër zgjedhore a u krye para hundës së ambasadorëve në fjalë, apo e kujtoj gabim unë?!

Ora 13:00  ‘I di unë ato punë’

Si përfundim: Unë nuk të lë të hysh në shtëpinë time duke të shpallur " Non Grata", por të shpall " Non Grata" edhe në shtëpinë tënde, se i di unë ato punë! Ti nuk duhet të kërkosh as prova, as arsye dhe asgjë tjetër. Ti duhet veçse të bindesh se i di unë ato punë. Post Scriptum- Në qoftë leksion demokracie ky, atëherë dorëzohem.

Ora 12:00 "Mund të mbrohem veçse me alfabetin. Ma bënë dhuratë në vend të pushkës.- Philip Roth"