Tallavaja e Bashës/ Deputeti i PS mbush sallën me studentët e UET

Në takimin e thirrur nga Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve bie në sy prania e lartë e adoleshentëve dhe të rinjve.

Burimet thonë se një numër i lartë studentësh dhe stafi i Universitetit Europian në pronësi të deputetit socialist, Laert Duraj kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve.

Edhe stafi i bizneseve rreth këtij universiteti është në sallë.

Vetë Lulzim Basha ka mbërritur një orë me vonesë në Pallatin e Kongreseve. 

Në sallën e mbushur me adoleshentë shihej qartë nervozizmi i pritjes. Në fakt, Lulzim Basha e ka bërë zakon që të thërrasë njerëz dhe pastaj t’i lerë të presin.

Këtë bën me gazetarët, këtë bënte në fushatë, këtë bën në çdo aktivitet që ai organizon, këtë bënte dhe në protestat e organizuara nga ai. Anëtarë, simpatizantë, qytetarë që kishin udhëtuar nga çdo skaj i vendit me orë të tëra, i duhej të prisnin dhe një apo dy orë sa të vinte Basha.

Në Pallatin e Kongreseve, Basha duket më shumë si një këngëtar repi, mes adoleshentëve të gjimnazeve apo punëtoreve të “call centera”-ve, kompanive të të afërmve të tij, që kishin mbushur aq sa mundeshin sallën e Pallatit të Kongreseve që nuk nxë më shumë se 1800 persona.

Kamerat lëvizin jashtëzakonisht shpejt, nga regjia qendrore dhe përqendrohen kryesisht në rreshtin e parë, ose tek folësit duke mos dhënë asnjë pamje të pjesëmarrësve.

Përqindja e atyre me kartë delegatësh nuk është më shumë se 10% sipas burimeve nga aktiviteti. Të tjerët me komandë thërrasin ‘Rama ik’, një kauzë humbur nga Lulzim Basha në tetë vite.

Duket qartë se ai që pretendohet të jetë një Kuvend është një tjetër fasadë dhe karshillëk që Basha po i bën referendumit për shkarkimin e tij që po zhvillohet jashtë dyerv të Pallatit të Kongreseve ku është mbyllur me ata çka i kanë ngelur.

Jurinë e aktivitetit, që do vlerësojë performancën më të mirë e kryeson si gjithmonë Jemin Gjana, ndërsa çmimin e parë dihet se kush e merr. Pra asgjë të re nga fronti i ish-kryetarit humbës.