Takimin e Lulzim Bashës e hap këshilltari i Edi Ramës

Në mënyrë paradoksale, takimin e thirrur nga Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve e ka hapur një ish-zyrtar i Edi Ramës.

Bëhet fjalë për Ilir Dizdarin.

Ky i fundit ka qenë kreu i Komitetit të Kulteve.

Ai ishte shkarkuar nga Edi Rama në vitin 2015. Vendimin e mori vetë Rama, ndërsa Dizdari nuk e komentoi në atë kohë.

Në takimin e Bashës, Dizdari bëri thirrje që “të bëjmë Shqipërinë si Europa”.