Muralja është pjesë e një projekti më të gjerë të quajtur "Common Messi" që synon të përhapë imazhet e superyllit të futbollit të lindur në Rosario në të gjitha ndërtesat e qytetit.

Messi hodhi hapat e tij të parë në futboll në klubin Grandoli të lagjes së tij dhe më pas në moshën gjashtë vjeçare u transferua në Neëell's Old Boys, një klub nga Rosario që luan në ligën e parë të futbollit argjentinas.

Ai u largua nga Rosario për te Barcelona në vitin 2000, ndërsa në gusht të këtij viti nënshkroi për PSG-në.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/December/17/auto_Screenshot_431639772950.png", "width": 900, "height": 598 } }

VIDEO/ Lionel Messi nderohet me një murale në qytetin e tij të lindjes

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, argjentinasi Lionel Messi, është nderuar me një murale prej 69 metrash në qytetin e tij të lindjes, Rosario.

Grafiti i quajtur “Nga një galaktikë tjetër, nga qyteti im” është pikturuar nga artistët vendas Marlene Zuriaga dhe Lisandro Urteaga, raportojnë mediat argjentinase.

Në foto shihet Messi si kapiteni i Kombëtares së Argjentinës me fanellën me numrin 10, me dorën në zemër që ndriçohet nga dielli i fortë.