Referendumi i demokratëve/ Ku dhe si do të votoni sipas qyteteve

76 mijë antarë të Partisë Demokartike, janë thirrur sot për të në një referendum që ka si qëllim ratifikimin e vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, i marrë në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Të drejtën për të marrë pjesë në referendum e ka çdo anëtar i Partisë Demokratike, dhe në momentin që do të paraqitet para qendrës së votimit duhet të ketë me vete veç dokumentit të identifikimit edhe kartën e anëtarësisë.

Antarët mund të votojnë pranë selive të degëve, ose në ambientet e përshtatura për to.

Për çdo informacion në mungesë tëkryetarit të degës, organizatorët e caktuar nga Komisioni i Rithemelimit do japin përgjigje për gjithçka.

Burime pranë komisionit të themelimit thanë për për Syrin, se tashmë është çdo gjë gati, ndërsa pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme e antarësisë.

Fleta e votimit, përmban simbolet e PD, të miratuara në nga Kuvendi i 11 dhjetoirt dhe në pjesën e sipërme shkruhet “A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës”. Poshtë saj votuesit mund të shënojnë me kryq ose X përgjigjen, në kuadratin e përcaktuar.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18.00, por në rast se ka ende votues pas kësaj ore do bëhet i mundur votimit. 

Më poshtë gjeni për çdo degë vendin e votimit.  

Vlen të theksohet se Gjirokastra ka pësuar ndryshim dhe Qendra e Votimit për këtë qark do të jetë në Pallatin e Sportit.

Në Dibër Qendra e Votimit do të jetë në Pallatin e Kulturës. 

Ndërsa dega 4 e PD në Tiranë do të votojë në rrugën "Myslym Keta" në ambientet e lokalit "Pëllumbat e Paqes".