Akuza e rëndë për Ilir Shaqirin, bashkëshortja e balerinit i përgjigjet ish-modelit: 'Sa turp...'

Ish-modeli Oni Pustina bëri një koment të fortë në rrjetet sociale për balerinin Ilir Shaqiri dhe pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP.

Në komentin që la në faqen e Instagramit të “Big Brother VIP”, Oni Pustina akuzoi Ilir Shaqirin se “ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut” dhe se “xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj”.

Sipas Pustinës, balerini “ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin”.

Kanë qenë të shumtë komentuesit që kanë replikuar dhe duket se shumica e tyre janë të mendimit se Pustina po kërkon të marrë vëmendje me këtë deklaratë.

Një nga komentuesit ka qenë edhe bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela.

“Hajde Oni, djalë i mirë. Keni arritur të merrni një artikull!!! Gjithsesi Iliri ishte në dasmën e Kledit dhe në pagëzimin e vajzës. Më duket se nuk të kam parë. Çfarë nuk bën për t’i bërë njerëzit të flasin. Kur ke pasur nevojë, të kemi pritur dhe për shumë gjatë. Dhe ti e di këtë. Mjaft, të lutem. Sa turp.”, shkruan ajo.

Në një tjetër koment të një ndjekëseje, Emanuela shkruan se “fatkqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë.”

Kujtojmë se Ilir Shaqiri dhe Oni Pustina kanë qenë miq më parë dhe të dy kanë qenë pjesë e televizionit italian; Oni si postier në “C’e posta per te”, rol në të cilin u shfaq edhe në vendin tonë në programin “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Iliri si balerin në programe si “Buona Domenica”, “Amici”, “La Corrida”.