Redon Meksi për deklaratat e Salianjit: PD e Bashës të shpallet antikushtetuese

Avokati Redon Meksi ka reaguar, pasi Ervin Salianji ka thënë se 80 përqind të delegatëve janë me Bashën dhe se janë larguar ata që shkuan tek Berisha.

Redon Meksi thekson se nëse Salianji e ka thënë një gjë të tillë, atëherë duhet që PD e Lulzim Bashës të shpallet antikushtetuese.

“Nëse Salianji realisht e ka thënë (se s’kam ndërmend të harxhoj minuta të jetës time për të dëgjuar këtë klloun) dhe realisht ka ndodhur kjo, Institucionet Kushtetuese duhet të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për shpalljen si parti antikushtetuese PD-në e Lul Bashës, sipas nenit 9 pika 2 të Kushtetutës”, deklaron Redon Meksi.