Tifozët e Arsenalit, të tronditur nga çmimi i hamburgerëve në stadium, pretendojnë se klubi po i grabit

Tifozët e Arsenalit janë të zemëruar për çmimet e ushqimeve në Emirates Stadium dhe mediat kanë publikuar një listë çmimesh gjatë ndeshjes kundër West Ham.

Skuadra e Arsenalit triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj West Hamit, duke vazhduar kështu ecuinë pozitive në Premier League. Tifozët ishin të kënaqur me paraqitjen e ekipit të tyre, por gjëra të tjera në Emirates i zhgënjyen.

Tifozët e Arsenalit kanë vite që luftojnë me çmimet e biletave, të cilat janë më të shtrenjtat në Britani. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë që Topçinjtë paguajnë më shumë se të tjerët.

Në media, tifozët e zhgënjyer publikuan çmimet e ushqimeve në stadiumin Emirates në ndeshjen kundër West Hamit dhe protesta të ndryshme u nisën përmes rrjeteve sociale.

E gjitha filloi nga një fans i cili pagoi 18.05 paund, për një vakt modest që përfshin një hamburger dhe patate të skuqura.

Më të përballueshme nuk janë as çmimet e pjatave të tjera, ndaj arsyeja e pakënaqësisë së tifozëve të Arsenalit është më se e justifikuar. Shumë prej tyre pretendojnë se bëhet fjalë për një “grabitje”. Mediat në Angli kanë kërkuar koment nga klubi, por ende nuk është publikuar.