Tashmë janë ‘Vipa’, por a e dini se si dukeshin banorët e 'BBV' përpara famës?

Gjatë edicionit të këij viti, formati ‘Big Brother Vip’ ka arritur që të mbledhe përpara ekranit një numë rtë konsiderueshëm fansash.

Herë pas herë, banorët brenda shtëpisë janë përfshirë në çdo dramë të mundshme dhe komentohen gjerësisht.

Por, a e dini s esi dukehsin ata para ndërhyrjeve estetike?

Beatrix Ramosaj

Një nga banoret më të komentuara momentalisht në “Big Brother VIP” është Beatrix Ramosaj dhe ndjekësit janë futur në kërkime për të parë si dukej ajo para operacioneve plastike.

Këngëtarja ka folur hapur për ndërhyrjet që ka bërë dhe në një bisedë me banorët e tjerë ka treguar se ka bërë operacion për të zmadhuar gjoksin.

Arjola Demiri

Nëna e tre fëmijëve dhe ish-Miss-i, njihet gjerësisht si e bukura e Tropojës. Një video që së fundmi është bërë virale në rrjet tregon se aktorja ka kryer operacion plastik dhe ajo që vihet re më shumë është ndryshimi i hundës. Intervista e aktores është bërë 6 vite më parë, kur emri i saj nuk ishte aq publik sa sot.

Semi Jaupaj

Pas hyrjes në “BB VIP”, Semi është komentuar shumë shpesh edhe për paraqitjen e saj në televizion dhe në rrjetet sociale. Së fundmi, janë publikuar disa fotografi të saj para ndërhyrjeve estetike.

Antonela Berisha

25-vjeçarja Antonela Berisha ishte një ndër konkurrentet më të komentuara në “Përputhen” dhe aktualisht është një nga banoret më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Në një puntatë të “Përputhen”, Antonela ka pranuar publikisht se ka të bërë hundën.