‘Blerja e shikueshmërisë’/ Gjeladini: Janë përdorur servera nga Bangladeshi! Ja sa ka paguar Basha

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, eksperti i IT Blerim Gjeladini ka folur mbi mënyrën se si bleu Lulzim Basha ndjekësit ne Facebook për të shumëfishuar shikueshmërinë, mbrëmë gjatë intervistës në 'Open'.

Sipas ekspertit, pati një shtim të çuditshëm të ndjekësve të Bashës e cila nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë politke të tij. Kjo gjë ka sjellë e investigimin e ekspertëve të cilët kanë zbuluar se e gjitha ka qënë e paguar dhe janë përdorur servera nga jashtë kryesisht nga Bangladeshi dhe ka paguar 36 571 dollarë reklama.

Gjeladini: Ne në fakt kemi kohë që meremi me pjesën e ‘politikave dixhitale’, arsyeja se pse ndodhi ai fenomen ishte sepse gjatë kohës që ishte live stream, reagimi ishte në përqindje shumë të vogël. Janë përdorur servera nga jashtë kryesisht nga Bangladeshi dhe është hera e parë që është përdorur një gjë e tillë.

Kemi matuar reagimet e të gjitha mediave sociale në vend dhe na tregon se dje portali Opinion, kur ka shfaqur postimin e zotit Berisha është postimi me më shumë reagime për dje por madje edhe sot.

Gjithashtu eksperti Gjeladini ka theksuar se Lulzim Basha është ai që ka shpenzuar më së shumti reklamat në rrjetet sociale, ku janë llogaritur 36 571 mijë dollarë që ka shpenzuar dhe ka 120 postime të sponsorizuara. Sipas analizës, Basha ka edhe më shumë reagime negative gjatë ditës.