Mourinho vlerëson Atalantën: Është një klub fantastik, Gasperini ka punuar për...

Ndeshja Atalanta-Roma garanton spektakël pafund.

Për të komentuar këtë ndeshje ka dalë në konferencë për shtyp edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho ku ka folur mbi rëndësinë e këtij takimi, situatën e disa lojtarëve, si dhe komentoi mbi projektin e Atalantës.

“Ka një ndryshim thelbësor midis meje dhe Gasperinit, ai ka punuar për Atalantën për gjashtë vjet, unë për gjashtë muaj në Romë. Kjo gjithashtu nënkupton jo vetëm shumë seanca stërvitore, por dymbëdhjetë dritare merkatoje kundër një.

Ata janë një klub fantastik, shumë stabël. I kisha njohur si një ekip në mes të tabelës, tani ata janë në Champions League dhe luajnë për të fituar Scudetton”.

“Smalling është rikuperuar. Ai është në gjendje të luajë pa probleme”

“Për mua Zaniolo po luan mirë, nuk po flas për rolin specifik. Ai ka një mentalitet të mirë, por unë jam i lumtur dhe pse numrat duken të çuditshëm. Ai nuk ka shënuar akoma gol në Serine A, por unë jam i lumtur.

Golat do te vijnë, unë jam i lumtur jo i shqetësuar ai vetëm mund të përmirësohet”.

PROJEKTI I ATALANTËS- “Kam admirim për këtë profil të projektit, u bënë gjashtë vite që ata bëjnë një treg transferimesh inteligjent me një ekip që forcohet edhe ekonomikisht. Nëse shikojmë me besim pronarët dhe menaxherin, jam i sigurt se drejtimi është i duhuri”.

Më pas ai u pyet edhe nëse një humbje nesër nënkupton se do të dalë nga gara për Champion:

“Unë nuk dua të luaj me këtë në mendje, duke menduar të fitoj për të pasur shpresë për Championsin ose e kundërta. Sfida nesër nuk është nëse mundemi apo nuk mundemi, sfida është të shohim nëse mund të luajmë kundër një ekipi me cilësi të madhe”.